Shpërthimi i një bombole gazi ka shkaktuar panik në një banesë në lagjen “11Nëntori” në Elbasan.
Sipas informacioeneve të Vizion Plus bombola ka shpërthyer në një dhomë jashtë banesës e cila përdorej për gatim në pronësi të shtetases H.V.
Për fat të mirë nuk ka të lënduar nga kjo ngjarje ndërsa grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Advertisement
“Më datë 16.10.2021, rreth orës 11:00, në lagjen “11 Nëntori”, Elbasan, në një dhomë jashtë banesës e cila përdorej për gatimë në pronësi të shtetases H.V., ka rënë zjarrë si pasojë e shpërthimit të bombulës së gazit.Nuk ka dëme në njerëz dhe as dëme materiale.Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes” njofton policia.