Shpërthen bombola e gazit në banesën në Shijak

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shpërthen bombola e gazit në banesën në Shijak

Një bombol gazi ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit të sotëm në një banesë në Shijak.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Popullore.”

Sipas uniformave blu, në kuzhinën e shtetasit L. K., 70 vjeç, e veçuar nga banesa ku jetonte ka pasur rrjedhje gazi, ku si pasojë e rrjedhjes ka shpërthyer bombola e gazit.

Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të shpërthimit të bombolës së gazit./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy