Policia e Tiranës ka arrestuar një 31-vjeçar që dyshohet se shpërndante lëndë narkotike të tipit kokainë në kryeqytet.
Në pranga përfundoi K.R., të cilit i janë kapur një sasi të madhe dozash kokaine, më shumë se 2.2 milion lekë, 1 430 euro, për të cilat policia dyshon se janë përfituar për shkak të aktivitetit të paligjshëm të të riut.
Advertisement
“Sekuestrohen lëndë e dyshuar narkotike kokainë e ndarë në doza gati për shitje, tre aparate celulare, një automjet, shumat e parave 2.223.000 lekë të rinj dhe 1430 euro që dyshohet se janë përfituar nga ky aktivitet i paligjshëm. Vihet në pranga poseduesi i tyre”, njofton policia.