Policia e Tiranës ka arrestuar tre shtetas që posedonin dhe shpërndanin lëndë narkotike në kryeqytet, dy prej tyre vëllezër. Blutë e Tiranës sekuestruan kokainë dhe cannabis sativa, të ndarë në doza, gati për shitje gjatë operacionit të koduar “Braka”.

Sipas policisë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: G. H., 25 vjeç dhe A. H., 20 vjeç (vëllezër) dhe sipas hetimeve, në bashkëpunim me njëri-tjetrin siguronin sasi të konsiderueshme të lëndës narkotike cannabis sativa dhe më pas e shisnin atë në doza të vogla, në zona të ndryshme të Tiranës.

Gjatë kontrollit fizik iu gjet e iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale lëndë e dyshuar cannabis sativa, 1 peshore elektronike, fishekë luftarakë, 1 dorezë metalike (përforcues grushti), dy aparate celularë, 1 patentë dhe kartë ID të dyshuara të falsifikuara.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";