Një 46-vjeçar i identifikuar si Vitor Kaci, banues në Lezhë është arrestuar nga policia e Tiranës pasi u kap me 1 kg e 15 gram kokainë.

 

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se në bashkëpunim me persona të tjerë, ende të paidentifikuar, pasi siguronte sasi lënde narkotike në peshën 2-3 kg, e ndante atë në doza, të cilat i shisnin më pas në zona të ndryshme të kryeqytetit dhe të qytetit të Lezhës.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kaci u kap në rrugën “Asim Vokshi”.

 

 

Punohet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Një tjetër operacion u zhvillua nga policia e Tiranës dhe u arrestuar një 26-vjeçar i identifikuar si Rediol Duka dhe u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi I. Zh., 43 vjeç, banues në Tiranë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, atyre iu gjetën dhe iu sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, gati për shitje. Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi siguronin lëndë narkotike kokainë, e ndanin në doza, të cilat i shisnin në zona të ndryshme të Tiranës.

 

Dy operacionet u finalizuan brenda 12 orësh nga policia e Tiranës. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";