Shpërdoruan të dhënat e sistemit TIMS/ Gjykata jep masat për policët e arrestuar

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shpërdoruan të dhënat e sistemit TIMS/ Gjykata jep masat për policët e arrestuar

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane, ka dhënë masat e sigurisë për efektivët e policisë të cilet shpërdoruan të dhënat e sistemit TIMS dhe lejuan aktivitetin e lokaleve pas orës policore.

Mësohet se trupa gjykuese ka vendosur “arrest në burg” për Durim Murja. Në “arrest shtëpie” janë lënë Jashar Shehu dhe Arjan Balla. Sakaq, gjykata ka caktuar “pezullim nga detyra” dhe detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore për Matilda Hamollari, Petro Fraholli, Klemend Pikuli, Genci Hysi, Çlirim Akrobati, Kamber Kllogjeri. Krenar Gjokutaj “detyrim për t’u paraqitur”.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy