Apeli i Gjykatës së Tiranës ka lënë në burg 4 zyrtarët që u përfshinë në abuzimin me tenderin e laboratorit të sigurisë ushqimore në Universitetin Bujqësor të Tiranës.

 

 

Të katërt personat akuzohen për abuzim me paratë publike dhe manipulim të vlerave të pajisjeve nëpërmjet tenderit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

 

NJOFTIM PER MEDIAN

Referuar interesimit të mediave, Gjykata e Apelit Tiranë, informon sa më poshtë:
Më datë 10.09.2022, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, ka rregjistruar proçedimin penal për shtetasit me iniciale A.R, T.B, M.M dhe R.S, punonjës të Universitetit Bujqësor të Tiranës, të cilët dyshohen për kryerjen e veprave penale të “Vjedhjes se kryer duke shpërdoruar detyrën” si dhe “Fallsifikim i dokumentave”.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka zhvilluar gjykimin lidhur me verifikimin e kushteve në zbatim të masës së sigurimit “arrest ne burg”, ndaj personave nën hetim shtetasve me iniciale A.R, T.B, M.M dhe R.S, të dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Vjedhjes se kryer duke shpërdoruar detyrën” si dhe “Fallsifikim i dokumentave”, parashikuar nga neni 135 dhe 186 të K.Penal.
Me vendimin nr. 1966/1 Akti, datë 26.09.2022 Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë vendosi:
– Vazhdimin e zbatimit te mases se sigurimit personal ndaj personit nen hetim A.R, “arrest ne burg” , te parashikuar nga neni 238 te K.Pr.Penale, te vendosur ndaj tij me vendimin nr.1966 Akti, date 22.09.2022 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane dhe zbatuar ne date 23.09.2022.
– Vazhdimin e zbatimit te mases se sigurimit personal ndaj personit nen hetim T. B, “arrest ne burg” ,te parashikuar nga neni 238 te K.Pr.Penale, te vendosur ndaj tij me vendimin nr.1966 Akti, date 22.09.2022 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane dhe zbatuar ne date 23.09.2022.
– Vazhdimin e zbatimit te mases se sigurimit personal ndaj personit nen hetim A.M, “arrest ne burg”, te parashikuar nga neni 238 te K.Pr.Penale, te vendosur ndaj tij me vendimin nr.1966 Akti, date 22.09.2022 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane dhe zbatuar ne date 23.09.2022.
– Vazhdimin e zbatimit te mases se sigurimit personal ndaj personit nen hetim R.S, “arrest ne burg”, te parashikuar nga neni 238 te K.Pr.Penale, te vendosur ndaj tij me vendimin nr.1966 Akti, date 22.09.2022 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane dhe zbatuar ne date 23.09.2022.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga personi nën hetim me iniciale A.M, i cili kërkoi shfuqizimin e vendimit, revokimin e masës së sigurimit të caktuar “arrest në burg”.
Gjithashtu , mbi bazën e ankimit të bërë nga personi nën hetim me iniciale A.R, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit , caktimin si masë sigurimi personal atë të “Garancisë pasurore”, si dhe mbi bazën e ankimit të bërë nga personi nën hetim me iniciale R.S, i cili kërkoi një masë sigurimi më të lehtë atë të “Detyrimi për tu paraqitur në policinë gjyqësore”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në vijim, Gjykata e Apelit Tiranë, e përbërë nga Gjyqtare znj.Alma Ahmeti, me vendimin nr, 885 datë 10.10.2022 vendosi:

– Miratimin e vendimit nr.1966/1 akti, date 26.09.2022 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane..

Tiranë, 10.10.2022
Gjykata e Apelit Tiranë

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";