Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të drejtoje Shqipërinë në 4 vitet e ardhshme përgjithësisht me të njëjtët ministra. Para asamblesë së partisë socialiste ai ka lexuar emrat e kabinetit qeverisës; duke vendosur të mos ndryshoje 10 prej tyre që do të vazhdojnë të mbajë postet kyçe.
Të vetmet risi janë drejtoresha e përgjithshme e tatimeve Delina Ibrahimaj ne postin e ministres se financave, Mirela Kumbaro qe rikthehet tek Turizmi, Ulsi Manja tek Drejtësia dhe ministrat e Shtetit.
Ndërkohë ne krye te Parlamentit, numri dy i shtetit do të jetë Lindita Nikolla.
Por në fjalimin prej 70 minuta, ra në sy se Edi Rama i kushtoi vetëm 70 sekonda kabinetit të ri. Lideri i mazhorancës u fokusua tek sfidat që partia socialiste në këtë mandat të tretë.
Edi Rama
Kryeministër i Shqipërisë
Advertisement“Zgjedhësit na kane dhënë një kredi dhe na kane thëne shlyejeni me interesa, ndaj unë do t’u lutesha mos luani me nervat e njerëzve, me nervat e zgjedhësve, as ne komunikimin me publikun dhe as mos lejoni të tjerët të bëjnë këtë”.
Edhe pse si asnjë forcë politike në Shqipëri partia socialiste do të jetë 12 vjet në pushtet, Edi Rama ka zgjedhur ti meshoje rrezikut qe vjen nga fitorja. Përtej paralajmërimit për të mos shfrytëzuar partine për punësime në shtet e përfitime personale; Edi Rama ka theksuar se PS ka nevojë për një rilindje të dytë. Sipas Ramës, partia më e madhe në vend duhet të hapet, të afrojë të rinj, duke sjellë në vëmendje shembuj në Europë se si zhduken forcat politike.
“Nëse nuk doni që PS të bëhet një azil pleqsh duhet të veprojmë sot, dhe kjo mund të ndodhë shumë më shpejt se parapërfytyrimi.”
Për këtë arsye ndryshimet më të forta, Edi Rama i bëri në drejtimin e partisë socialiste. Ai zgjodhi Damian Gjiknurin ne postin e sekretarit te përgjithshëm te PS, në vend të taulant Ballës që ka mbajtur këtë detyre deri me tani. Bie në sy se politikanët që kanë mbajtur poste në qeverinë “Rama Dy”, do të drejtojnë sekretariatet në PS duke nisur nga Blendi Klosi, Anila Denaj, Etilda Gjonaj, Etjen Xhafaj.
“Keni 100 dite kohe”
Kryesocialisti ndryshoi thelbësisht edhe drejtuesit politike të qarqeve. Edhe në këtë ndarje në vend të Taulant Ballës në Elbasan shkon Damian Gjiknuri, vetë Balla zë vendin e rucit ne fier. Të vetmit që nuk ndryshojnë janë Erjon Veliaj, Niko Peleshi e Ardian Çela.
QEVERIA “RAMA 3”
Arben Ahmetaj- Zëvendëskryeministër, Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Bledi Çuçi – Ministër i Brendshëm
Niko Peleshi- Ministër i Mbrojtjes
Olta Xhaçka- Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme
Delina Ibrahimi – Ministër i Financave dhe Ekonomisë
Belinda Balluku – Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë
Evis Kushi- Ministër i Arsimit, Sportit dhe Rinisë
Ogerta Manastirliu – Ministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale
Ulsi Manja –Ministër i Drejtësisë
Frida Krifca – Ministre e Bujqësisë
Mirela Kumbaro – Ministër i Turizmit dhe Mjedisit
Elva Margariti- Ministër i Kulturës
Elisa Spiropali- Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Edona Bilali- Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Bora Buzhaqi- Ministre për Rininë
Milva Ikonomi-Ministre për Standartet dhe Shërbimin
SEKRETARIATI I PARTISE SOCIALISTE
Damian Gjiknuri- Sekretar i Përgjithshëm
Blendi Klosi – Sekretar Organizativ
Anila Denaj – Sekretare për Burimet Njerëzore
Etjen Xhafaj-Sekretar Digjital
Romina Kuko- Sekretarja për Marrëdhëniet me Jashtë
Etilda Gjonaj- Sekretare e Gruas
Bojkena Basha- Sekretare për Rininë