Liderët e Shqipërisë, Serbisë e Maqedonisë janë mbledhur në Shkup për t’i dhënë zë bashkëpunimi të ri rajonal në forumin ekonomik “Ballkani i hapur”.
As nisma dhe as përpjekja nuk është e re, për vite me radhë ajo është njohur si shengeni ballkanik, dhe qëllimi final është rritja e potencialit ekonomik të tre vendeve tona e thithja e investimeve të huaja.
Edhe ne kete forum ra në sy mungesa e tre vendeve te Ballkanit perëndimor; Kosovës, Malit të Zi e Bosnje Hercegovinës.
EDI RAMA
KRYEMINISTER I SHQIPERISE
“Ne nuk mund të presim konsensus nga të gjithë për t’u takuar. Se ne nuk do të bëjmë një karikature të BE që çohet njëri e vë veton, ne s’duhet të takohemi”
Advertisement
Shefi i qeverisë shqiptare iu është kundërpërgjigjur skeptikeve në Prishtinë e Tiranë, duke përsëritur se ky bashkëpunim nuk ka lidhje me idetë konspirative për Jugosllavinë e re.
“Kush thotë që kjo është një nisëm e projektuar në bodrumet e Serbisë dhe hijet e ish-Jugosllavisë; e para jeton për politike në lëkurën e njerëzve dhe jo për rritjen e mirëqenies dhe forcimin e urave mes njerëzve. Dhe harron që po të nisemi kështu, edhe BE është një Jugosllavi e madhe dhe ne jemi një Jugosllavi e vogël. Ne fakt nuk është kështu, është një hapësirë për të qenë me rregullat e BE dhe secili vend bën përpjekje të integrohet në BE.”
Kryeministri ka përsëritur se vetëm një treg i përbashkët rajonal mund të jetë tërheqës për investimet e huaja.
Në të njëjtën logjike presidenti i Serbisë Vuçiç dhe kryeministri i Maqedonisë së veriut Zaev, theksuan se qëllimi final është integrimi në BE, por derisa kjo të ndodhë, ata do të përpiqen për të përmirësuar jetën e qytetarëve të vendeve tona.
ALEKSANDER VUÇIÇ
AdvertisementPRESIDENT I SERBISE
“Kemi zhvilluar një besim të sinqerte mes nesh, në kuptimin drejt zhvillimit, drejt BE, por nuk jemi torollak e naivë të mendojmë se dikush do punojë në të mirën tonë, prandaj duhet të dëshmojmë që vendosim vetë për veten dhe të përmirësojmë që mos të presim që diku, dikush do na udhëzojë dhe do punojë për ne.”
ZORAN ZAEV
AdvertisementKRYEMINISTER I MAQEDONISE SE VERIUT
“Kjo nismë ka lindur nga vlerat evropiane. Sepse ajo përfshin katër liritë themelore mbi të cilat funksionon BE-ja. Lirinë e lëvizjes së njerëzve, të mirave, kapitalit dhe shërbimeve. Qëllimi përfundimtar është të arrijmë “no stop-just go”, të mos ketë ndalesa në kufijtë mes Serbisë, Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë, dhe të shpresojmë edhe për vendet tjera”
Tre liderët e Ballkanit shoqërohen në Shkup nga kompani dhe investitorë nga të tre vendet tona, dhe pritet te nënshkruhen disa marrëveshje.