Shoqja e Caroline Crouch, 20-vjeçarja që u mbyt nga bashkëshorti i saj, Babis Anagnostopulos, ka zbuluar detaje për lidhjen e çiftit.

 

Ajo ka treguar para policisë se viktima ishte një tip i mbyllur dhe shumë gjëra i mbante për vete.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

E reja, që e ka takuar Caroline disa orë para vrasjes, tha se ajo ishte në gjendje të rëndë psikologjike. Lidhjen e tyre ajo e përshkruan si të çuditshme.

 

“Ajo ishte në një gjendje të çuditshme psikologjike. Ajo donte që ne të dilnim për të shpërthyer, dhe pse atë ditë nuk më tha asgjë për çfarë ishte mërzitur. Në përgjithësi, Caroline, megjithëse dukej se është një person shumë i hapur dhe i gëzuar, në fakt është një karakter shumë i mbyllur. Edhe pse ishim mikesha, nuk thamë gjithçka haptasi. Ajo nuk më kërkoi këshillën time. Ata kishin një lidhje të çuditshme. Imagjinoni që ata kishin një aplikacion në celularin e tyre për të parë se ku ndodhen njëri-tjetri në çdo kohë.”

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";