Babis Anagnostopoulos, 32-vjeçari i cili vrau bashkëshorten e tij 20-vjeçare në Greqi doli përpara gjykatës një ditë më parë. Në seancën e zhvilluar u ngrit pretendimi se ai ka pasur përplasje fizike me Caroline përpara se ta vriste.
Por një shoqe e studentes britanike tha se Caroline merrej me arte marciale dhe se ishte e fortë fizikisht. Sipas mediave greke, ajo ka deklaruar se nëse ata vërtetë do të ishin zënë, Caroline do e rrihte.
“Së pari më lejoni t’ju them, Caroline merrej me arte marciale. Ajo ishte një vajzë e gjatë në gjendje të shkëlqyeshme fizike.
Ajo do ta kishte zhdepur Babisin në dru. Nuk kishte shans që ai të konfliktohej me Caroline dhe të fitonte” – tregon mikesha e 20-vjeçares.
Advertisement