Shoqëronte me makinë Ervis Martinaj/ Jeton Lami mbetet në burg për ‘shpërdorim detyre’

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shoqëronte me makinë Ervis Martinaj/ Jeton Lami mbetet në burg për ‘shpërdorim detyre’

Gjykata e Apelit ka lënë në burg ish efektivin e operacionales, Jeton Lami për akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga Lami, i cili kërkoi një masë sigurimi personal më të lehtë se ajo e dhënë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin.

 

Ankuesi nuk u paraqit në sallën e gjyqit por u përfaqësua nga avokati i tij.

Advertisement

 

Jeton Lami u arrestua pasi u shfaq nën shoqerinë e Ervis Martinaj, një person jo i panjohur dhe i shumëkërkuar nga autoritetet shqiptare.

 

NJOFTIM PER MEDIAN

Advertisement

Referuar interesimit të mediave, Gjykata e Apelit Tiranë, informon sa më poshtë:

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin, ka zhvilluar gjykimin lidhur me caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest ne burg” ndaj personit nën hetim shtetasit me iniciale J.L, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal.
Me vendimin nr. 893-81, datë 23.08.2022 Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin vendosi:
– Pranimin e kërkesës.
– Të caktohet ndaj personit nën hetim shtetasit J.L, masa e sigurimit personal “Arrest në burg”, në mungesë, parashikuar nga neni 283 të K.Pr.Penale, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal.

Në vijim, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin, ka zhvilluar gjykimin lidhur me verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit, të personit nën hetim shtetasit me iniciale J.L, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal.

Me vendimin nr. 894-82, datë 25.08.2022 Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin vendosi:

Advertisement

– Pranimin e kërkesës.
– Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal “arrest në burg”, për shtetasin J.L, të parashikuar nga nenet 232/dh e 238 të Kodit të Procedurës Penale, të vendosur me vendimin nr. 893 datë 23.08.2022, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga personi nën hetim me iniciale J.L, i cili kërkoi një masë sigurimi personal më të lehtë. se ajo e dhënë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin.
Ankuesi nuk u paraqit në gjykimin në apel, i cili u zhvillua në prezencë të mbrojtësit të tij av.

Në vijim, Gjykata e Apelit Tiranë, e përbërë nga Relatore Gjyqtare znj.Edlira Petri, me vendimin nr, 801 datë 20.09.2022 vendosi:

– Miratimin e vendimit nr. 894-82, datë 25.08.2022 Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin.

Advertisement

Tiranë, 20.09.2022
Gjykata e Apelit Tiranë

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy