Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule, e ka konsideruar shoqërimin e kandidatit të opozitës në Himarë, Fredi Beleri, si porosi të kryeministrit Rama.

 

Në një deklaratë për mediat, Dule shprehet se shoqërimi i Fredi Belerit është akt i paprecedent dhe i pashpjegueshëm, ndërsa e konsideron si tentativë për intimidin të kryeministrit ndaj votës së lirë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Dule ka bërë thirrje për lirimin e kandidatin të opozitës, duke thënë se ky fenomen iu përket regjimeve totalitare.

 

“Pas një jave urrejtje, përçarje, lançimi, nga ana e kryeministrit Edi Rama kundër zotit Beleri, me urdhër dhe porosi të tij, forca policore, rrëmbyen në qendër të qytetit, me një skenë të shëmtuar, për në komisariatin e Vlorës, zotin Beljeri dhe avokatin e tij. Është akt i paprecedent dhe i pashpjegueshëm. Fenomen që ka lidhje vetëm me regjimet totalitare. Bëjmë thirrje për lirimin e tij. Garantimi i procesit zgjedhor dhe i votës, dhe heqja dorë nga intimidimi nga zoti Rama për qytetarët. Kemi paralajmëruar me deklaratën tonë të pardjeshme dhe dëshirojmë përsëri dhe sot t’u drejtohemi mediave, që të jenë të pranishme që të bëhet procesi transparent”, tha Dule.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Fredi Beleri u shoqërua drejt komisariatin të Vlorës mbrëmjen e djeshme. Nga të dhënat e para dyshohet se ai është përfshirë në shitblerje votash.