Një 27-vjeçar është ndaluar nga Policia e Elbasanit këtë të hënë. 27-vjeçari, shtetas i huaj ka vjedhur një makinë dhe është larguar.

Sipas njoftimit zyrtar, në momentin kur shoferi i taksisë ka zbritur për të nxjerrë bagazhet, i riu ka marrë mjetin dhe është larguar.

Ndërkohë që ky shtetas është shpallur në kërkim ditën e djeshme, më datë 20.10.2024, pasi dyshohet se ka vjedhur një automjet në një servis në rrugën Vorë-Marikaj.

Njoftimi i plotë:

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ditën e sotme, në autostradë, përballë një qendre tregtare, shtetasi i huaj A. R., 27 vjeç, ka marrë një taxi tip “Hyundai”, me drejtues shtetasin L. C. Në momentin kur shoferi i taksisë ka zbritur për të nxjerrë bagazhet, shtetasi A. R., ka marrë mjetin dhe është larguar.

Më pas është lokalizuar dhe ndaluar nga shërbimet e Policisë, në Elbasan.

27-vjeçari është shoqëruar për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Ky shtetas është shpallur në kërkim ditën e djeshme, më datë 20.10.2024, pasi dyshohet se ka vjedhur një automjet në një servis në rrugën Vorë-Marikaj. /vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";