Dy shoferë në Tiranë u kapën nga policia duke bërë gara shpejtësie në zonën e Unazës së Madhe.
Njëri me mjet tip “Nissan” dhe tjetri me makinë tip “Audi”, drejtuesit garonin me njëri-tjetrin në kushte të errësirës dhe fluksit shumë të lartë të automjeteve.
Advertisement
Ata vendosën në rrezik serioz jetët e tyre dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës e për këtë arsye, efektivët e Rrugores i kanë gjobitur secilin me nga 20 mijë lekë të rinj.
Nga ana tjetër, 28 drejtues mjetesh janë arrestuar, ndërsa janë hequr 198 leje drejtimi e janë prerë gati 5 mijë gjoba.
Advertisement