Pavarësisht kontrolleve të shtuara të policisë në rrugë, ka nga ata shoferë që vazhdojnë të mos binden dhe të ecin me shpejtësi tej normave të lejuara.
Në orët e fundit, autoritetet kanë konstatuar dy raste të këtilla, një në Kamzë dhe një në Vlorë.
Advertisement
“Gjatë kontrolleve në 24 orët e fundit, nga Policia Rrugore e Tiranës, në Bulevardin Blu, në Kamzë, është konstatuar shtetasi R. M., duke drejtuar mjetin tip “Benz” me shpejtësi 109 km/orë, ndërsa nga Njësia Operacionale e Policisë Rrugore, në rrugën urbane Fier-Vlorë, është konstatuar shtetasi A. H., nga Vlora, duke drejtuar mjetin tip “BMW” me shpejtësi 189 km/orë”, njoftoi policia.
Të dy shoferët janë ndaluar dhe ndëshkuar nga policia.
Advertisement