Shkup-Sofje, debat për historinë/ Bullgaria: Maqedonia e Veriut të pranojë “të vërtetën” për identitetin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shkup-Sofje, debat për historinë/ Bullgaria: Maqedonia e Veriut të pranojë “të vërtetën” për identitetin

Ekspertët të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë kanë zhvilluar këtë të premte një takim online për çështje që lidhen me historinë. Takimi perfundoi pa asnjë marrëveshje konkrete pasi sipas anëtarëve maqedonas të komisionit, pala bullgare ka refuzuar të nënshkruajë konkluzionet

 

DRAGI GJORGIEV

BASHKEKRYETAR  MAQEDONAS I KOMISIONIT

Advertisement

“Kolegët bullgarë po përpiqen të imponojnë  eprcaktimin etno-kombëtar dhe ekskluziv bullgar, si të vetmin që duhet të studiohet në librat shkollorë, në Maqedoninë e Veriut. Nuk mundet që një shtet t’i diktojë një shteti tjetër atë që do të mësohet në shkolle.”

 

Por bashkëkryetari bullgar i Komisionit ka pretenduar se arsyeja e dështimit ishte refuzimi i nenshkrimit nga pala maqedonase për shkak të pengesave politike.

 

Advertisement

ANGEL DIMITROV

BASHKËKRYETARI BULLGAR I KOMISIONIT

“Ne nuk kemi bërë një hap të vetëm para. Një pengese për këtë, megjithëse duket teknike, është akoma politike. Kolegët tanë nga pala maqedonase refuzojnë të nënshkruajnë procesverbalin. Duke refuzuar të nënshkruajmë procesverbalin, puna jonë vihet në pikëpyetje.”

 

Advertisement

Bullgaria konteston gjuhën dhe identitetin maqedonas, duke kërkuar nga autoritetet që të pranojnë se kanë rrënjë bullgare. Kjo çështje u bë shkak edhe për vendosjen e vetos nga Sofje për  hapjen e negociatave për Maqedoninë e Veriut.

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy