Zjarri ka shkrumbuar një banesë në lagjen Vullnetar në katin e parë të një pallati.
Një shkendi elektrike ka bërë të mundur që banesa të përfshihet nga flakët, duke rrezikuar pjesëtarët e familjes.
Advertisement
Zjarrëfikëset kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë ndërhyrë dhe kanë fikur flakët, duke mos lejuar përhapjen e mëtejshme të tyre.
Nga përfshirja e zjarrit nuk ka pasur të lënduar në njerëz por vetëm dëme materialesh.
Advertisement