Një makinë tip “Ford” është djegur ditën e sotme gjatë kohës që lëvizte në bypass-in e Vlorës.
Shkak i djegies duket se kanë qenë temperaturat e larta dhe nxehja e madhe e mjetit duke bërë që ajo të shpërthejë në flakë.
Advertisement
Fatmirësisht nga zjarri nuk ka të lënduar, ndërsa zjarrfikësja ka ndërhyrë menjëherë duke bërë të mundur shuarjen e flakëve.