Një zjarr ka përfshire një banesë në lagjen ‘Xhemaj’ në njësinë administrative Cakran në Fier.
Flakët janë pikasur nga fqinjët dhe banorët e lagjes të cilët kanë njoftuar shërbimin zjarrfikës.
Advertisement
Sipas informacioneve paraprake zjarri ka rënë në dhomën e gatimit ndërkohë që zjarrfikësit kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.
Advertisement
Nga zjarri nuk raportohet për persona të lënduar.