
Gjatë orëve të mbrëmjes të së mërkurës një banesë në Durrës u përfshi nga flakët.
Referuar njoftimit të policisë, zjarri ra në shtëpinë e shtetases M. Sh., 58 vjeçe dhe për fat të mirë ka vetëm dëme materiale.
Advertisement
Shërbimet e policisë kanë bërë të mundur evakuimin e banorëve dhe në bashkëpunim me zjarrfikësen u shuan flakët.
Shkaqet e rënies së zjarrit nuk janë përcaktuar ende.
Advertisement