Nje automjet tip “BMW” ka marrë flakë në ecje në vendin e quajtur Portez, në afërsi të Fierit. Automjeti ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës, teksa në të ndodhej drejtuesi i mjetit dhe një pasagjer. Fatmirësisht, të dy kanë mundur të dalin në kohë nga automjeti.
Paraprakisht dyshohet se shkak është bërë një defekt elektrik. Në vendngjarje, siç dallohet në pamjet e siguruara, ndodhet zjarrfikësja që po punon për shuarjen e plotë të flakëve.
Advertisement