Shkoi të votonte, gruas në Himarë i bie të fikët, dërgohet në spital

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shkoi të votonte, gruas në Himarë i bie të fikët, dërgohet në spital

Një grua rreth të 50-ave ka humbur ndjenjat teksa shkuar në qendrën e votimit në Himarë Fshat.

Është njoftuar ambulanca e cila ka shoqëruar gruan në ambientet e spitalit të Himarës.

Nuk dihet ende shkaku përse ka humbur ndjenjat, ndërsa shkak mund të kenë qenë edhe temperaturat e larta këtë të diel, teksa qytetarët e Himarës votojnë për të zgjedhur kryebashkiakun e ri.

Advertisement

Deri tani procesi i votimit ka qenë i qetë në njësitë administrative Lukovë dhe Borsh dhe nuk ka pasur vonesa.

Në Borsh rreth 20 persona nuk janë lejuar të votojnë, pasi u kishin skaduar kartat e identitetit.

Edhe emigrantët që kanë votuar kanë qenë të shumtë, si ata që ishin në vend për pushime ashtu edhe ata që kanë ardhur posaçërisht për të votuar. /vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy