Shkoi të notonte, por u bllokua në disa shkëmbinj për shkak të dallgëve, shpëtohet turistja ukrainase në Sarandë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shkoi të notonte, por u bllokua në disa shkëmbinj për shkak të dallgëve, shpëtohet turistja ukrainase në Sarandë

Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare në Sarandë i dhanë ndihmë një turisteje nga Ukraina që kishte mbetur në disa shkëmbinj gjatë notit dhe nuk mund të kthehej në breg për shkak të dallgëve.

“Pas njoftimit nga një shtetas ukrainas, i cili ishte shqetësuar pasi bashkëshortja e tij kishte hyrë për të notuar në plazhin e Pasqyrave, Manastir dhe nuk po kthehej në breg, Shërbimet e Policisë Kufitare dhe Njësia Policore Detare në Sarandë u nisën menjëherë drejt vendit të dhënë dhe organizuan veprimet së bashku me patrullat tokësore.

Si rezultat i këtyre veprimeve, u lokalizua shtetasja ukrainase në veri të plazhit Pasqyrat, e cila kishte mbetur në disa shkëmbinj dhe nuk mund të vijonte të notonte për të dalë në breg për shkak të motit të keq”, thuhet në njoftim.

Shërbimet e Policisë ndihmuan dhe nxorën në breg turisten ukrainase në gjendje të mirë shëndetësore./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy