Kandidati i NISMA-s Socialdemokrate për kryetar të Podujevës Xhemajl Hasani, nuk është “pajtuar” me rezultatin zgjedhor.
“Këta ta marrin dheun ndër këmbë”, ishte reagimi i bërë mbrëmë pas publikimit të rezultateve paraprake.
Hasani po ashtu tha se do të kërkojë “rinumërimin” e votave.
Xhemajl Hasani, ishte bërë i njohur me deklaratat e tij gjatë fushatës zgjedhore.
Advertisement
Ai pati deklaruar se “ka një makinë modeste të tipit Ferrari”. Ndërkohë pikërish këtë makinë e përdori edhe për të shkuar në qendrën e votimit.