Shkodër/ Plagosi me thikë 3 bashkëmoshatarët, vetëdorëzohet në policia autori i ngjarjes

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shkodër/ Plagosi me thikë 3 bashkëmoshatarët, vetëdorëzohet në policia autori i ngjarjes

Disa orë pas plagosjes së trefishtë në Shkodër, policia ka bërë të mundur vënien në pranga të autorit të ngjarjes. Në njoftimin zyrtar, policia bën me dije se pas presionit dhe negociatave me familjarët e autorit ky i fundit është vetëdorëzuar.

 

“Për shkak të presionit të Policisë dhe falë negociatave me familjarët e shtetasit A. H., u bë e mundur që rreth orës 20:00, ky shtetas të vetëdorëzohej në Komisariatin e Policisë Shkodër, për veprime të mëtejshme proceduriale”, thuhet në njoftim.

 

Advertisement

Mesditen e kësaj të premteje, autori i ngjarjes pas një konflikti për motive të dobëta, plagosi me thikë tre bashkëmoshatarët e tij dhe u largua. Ngjarja u regjistrua në lagjen “Qemal Stafa”.

 

Një nga të plagosurit, shtetasi Xh. P. ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, ndërsa dy të tjerët, pas ndihmës mjekësore, janë larguar në banesë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy