Shkëlzen Berisha thirret në SPAK/ Djali i ish-kryeministrit dëshmon për tragjedinë e Gërdecit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shkëlzen Berisha thirret në SPAK/ Djali i ish-kryeministrit dëshmon për tragjedinë e Gërdecit

Personi i radhës që u mor në pyetje nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion për tragjedinë e Gërdecit ishte Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha.

 

I thirrur nga prokurori i çështjes Klodian Braho, Shkëlzen Berisha u fut në ambientet e SPAK paraditen e kësaj të enjteje, për të shpjeguar nëse kishte apo jo rol në ndërtimin e fabrikës së demontimit të armëve në Gërdec.

 

Advertisement

Emri i tij dyshohet si i implikuar pas publikimit të një shkrese zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë në atë kohë, që drejtohej nga Aldo Bumçi, për Ministrinë e Mbrojtjes, në krye të së cilës ishte Fatmir Mediu. Kjo shkresë, ku Bumçi shprehej dakord për fabrikën e demontimit të armëve në Gërdec, mbante edhe emrin e Shkëlzen Berishës.

 

I marrë në pyetje nga SPAK afro një muaj më parë, Aldo Bumçi pretendoi publikisht se kjo shkresë është e falsifikuar dhe se për këtë ka bërë edhe një kallëzim.

 

Advertisement

Për tragjedinë e Gërdecit, Prokuroria e Posaçme pak ditë më parë vuri nën akuzë ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu, për shpërdorim detyre, akuzë kjo e konsideruar nga Mediu si e motivuar politikisht dhe e pabazuar në prova.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy