Një rezultat historik për Shqipërinë. Boksieri kuqezi Alban Beqiri kualifikohet në 8 më të mirët e botës . Sportisti i Tiranes regjistroi fitoren e trete në kampionatin Botëror të Boksit që po mbahet në Beograd të Serbisë.
Pas dy sukseseve Beqiri mposhti mbrëmjen e të dielës rivalin e Panamasë, duke bërë krenar një komb të tërë. Edhe pse ndeshja nisi me shume ovacione nga tifozeria serbe, e cila kërkonte të shpërqendronte kampionin e Shqipërisë , boksieri kuqezi arriti të triumfojë pa vështirësi me vendimin unanim të gjyqtarëve 5-0 me pikë.
Një paraqitje e shkëlqyer e kampionit ballkanik, që i fitoi të treja raundet dhe arriti të kualifikohej me tej. Ndeshja e radhës për Beqirin është të martën dhe në rast se arrin të triumfojë dhe në atë duel, ai futet në zonën e medaljeve, çfarë do të ishte historike për një vend si Shqipëria.