Shkarkohet nga detyra drejtoresha e Qendrës së Shërbimeve Arsimore, Rezana Vrapi.

Vendimi për shkarkimin e saj është firmosur këtë të martë. Arsyet e shkarkimit apo largimit nga posti i QSHA nuk dihen ende.
Rezana Vrapit, iu besua kjo drejtori prej 7 vitesh, pasi u emërua në krye të saj në vitin 14.

Qendra e Shërbimeve Arsimore është vendosur shpesh në qendër të kritikave nga maturantët, në lidhje me testet e Maturës Shtetërore.
Maturantët kanë protestuar sistematikisht vitet e fundit, pasi kanë hasur vështirësi në hartimin e tezave dhe kanë pretenduar se në to, janë ilustruar tema që ata nuk i kanë bërë gjatë viteve të studimit në gjimnaz.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";