Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka propozuar këtë të premte shkarkimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Agim Ismaili.

 

Në vend të tij është emëruar Admir Abrija. Ky i fundit ka qenë Prefekti i Tiranës në vitin 2017, ndërsa më parë ka mbajtur poste drejtuese në Gardën e Republikës dhe në Policinë e Shtetit.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në gusht të këtij viti, kujtojmë se Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kërkuar nga Ministria e Drejtësisë shkarkimin nga detyra të Ismailit dhe të 3 zyrtarëve të tjerë në lidhje me një tender për ushqimin në burgje dhe për furnizim me ilaçe.