Shkarkimi i sekretares së PD, “shpërthen” Nishani: Banditë ordinerë, morali juaj kutërbon

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shkarkimi i sekretares së PD, “shpërthen” Nishani: Banditë ordinerë, morali juaj kutërbon

Ish-presidenti Bujar Nishani ka reaguar ashpër pas shkarkimit të Sekretares së Degës së PD në Sarandë, Matilda Qurku, e cila doli në krah të Berishës.

 

Sipas Nishanit, ata që e kanë marrë këtë vendim, janë mjeranë dhe vulgar që “nuk kanë as konceptet e turpit, moralit, formatit të ekzistencës së një humani”.

 

Advertisement

Postimi:

Kush janë këta që shkarkojnë Sekretaren e Degës së Sarandës, pa asnjë arsye, pa kurrfarë legjitimiteti statutor, pa kurrfarë gjykimi, dëgjimi, shqyrtimi e vendimi të Kryesisë.

Ju them unë se kush jeni ju.

Jeni ca banditë ordinerë !

Advertisement

Mjeranë vulgarë që nuk keni as konceptet e turpit, moralit, formatit të ekzistencës së një humani.

Ju nuk keni asnjë element ku të krahasoheni me një zonjë të nderuar që i jep dinjitet familjes së saj, qytetit të Sarandës, Partisë Demokratike, vetë kësaj shoqërie.

Por unë po ju nënvizojë veç një element dallues tuajin me të.

MORALIN !

Advertisement

I saji shkëlqen, juaji kutërbon !

Demokratët do ta ringrenë Partinë Demokratike, sepse do të shpëtojnë Shqipërinë

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy