Presidenca ka publikuar këtë të martë përgjigjet e 72 pyetjeve të bëra nga Gjykata Kushtetuese, e cila dje mbajti seancën e tretë lidhur me vendimin për shkarkimin ose jo të Ilir Metës.
Një ditë më parë, Kushtetuesja u tërhoq dhe brenda 30 ditëve pritet të publikojë vendimin e arsyetuar për shkarkimin ose jo të Kreut të Shtetit.
“Në funksion të transparencës para të gjithë qytetarëve, sot në ora 09:00, në faqen zyrtare të Institucionit të Presidentit të Republikës do të publikohen përgjigjet për 72 pyetjet e Gjykatës Kushtetuese. Na falni për vonesën prej 24 orësh, por ngjarja skandaloze e faktuar e manipulimit mafioz nga Kuvendi të provave kundër Presidentit të Republikës na e pamundësoi transparencën e plotë dje”, njoftoi pak më parë Tedi Blushi me anë të një postimi në Facebook.