Gjykata Kushtetuese ka shtyrë sërish seancën për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.
Mësohet se seanca e radhës do të zhvillohet ditën e hënë, 7 shkurt, ora 10:00.
Kjo shtyrje erdhi pas kërkesës së përfaqësuesit ligjor të Presidentit të Republikës Bledar Dervishaj ka kërkuar kohë për t’u konsultuar me Kreun e Shtetit për përgjigjet e 70 pyetjeve. Mbrojtja e presidentit kishte përgatitur një fashikull prej 140 faqesh.
“Presidenti nuk ka shkelur Kushtetutën, por kjo është një hakmarrje politike. Kuvendit nën diktatin e Kryetarit te mazhorancës, vijoj këtë proces, me shpresën e vetme për të mbuluar maskaradën e zgjedhjeve të 25 prillit. Parlamenti ndërhyri në kompetencat e kreut të shtetit. Këto nisma cilësohen hakmarrje, pse jo edhe puç institucional. I kërkojmë Gjykatës Kushtetuese papajtueshmërinë me Kushtetutën dhe shfuqizimin e kësaj çështje” tha Dervishaj.