Komisioni Hetimor I ngritur nga Kuvendi për të shqyrtuar shkeljet Kushtetuese ë Presidentit dhe shkarkimin e mundshëm të tij, nisi punën zyrtarisht këtë të shtunë.

Kryetari i Komisionit Hetimor Alket Hyseni theksoi puna e anëtareve të komisionit do të bazohet jo në emicionet politike por në ligj dhe Kushtetutë.

 

 “Ne do të bazohemi vetëm mbi detyrimin tonë Kushtetues, rregulloren  e Kuvendit dhe ligjet e Komisionit të Ligjeve. Objektivi përcaktohet nga vendimi i parlamentit për ngritjen e këtij Komisioni mbi kërkesën e deputetëve. Meta nuk u paraqit në Komisionin e Ligjeve, më tej Komisioni paraqiti raportin Kuvendit për hetimin nëse aktet dhe deklarata e Metës para, gjatë dhe në heshtjen zgjedhore janë në shkelje të Kushtetues, nëse ka nxitur urrejtje dhe dhune. Do i qëndrojmë strikt objektit të punës. Nuk është ndonjë kënaqësi e madhe që të ngrihet ky Komision, por në kushtet kur jemi duhet që ta marrim me kujdes dhe gjakftohtësi. Nësen dëshiron apo jot ë vij në Komision, kjo është në dëshirën e Presidentit, por ne kemi për detyrë ta thërrasim”, tha Alket Hyseni.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Komisioni vendosi që sekretare të zgjidhet deputetja e PS, Klotilda Bushka (Ferhati).

 

Nga ana tjeter, Spartak Braho, njeri prej anetareve te Komisionit Hetimor ka kerkuar qe te merren ne administrim si prova jo vetem deklaratat me shkrim por  edhe ato video. Po ashtu ai kerkoi qe anetaret e Komisionit te mos prononcohen per mediat gjate kesaj periudhe.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";