Gjykata Kushtetuese është tërhequr për një vendim për shkarkimin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta.
Vendimi do të zbardhet i arsyetuar brenda 30 ditëve dhe sipas afateve që është përcaktuar në ligj.
Advertisement
Tërheqja erdhi pas tre orësh diskutime në seancën e Gjykatës Kushtetuese.
Përfaqësuesja e Kuvendit, Klotilda Bushka tha se Presidenti tejkaloi kompetencat e tij në procesin zgjedhor të 25 prillit, duke frymëzuar dhunë e përçarje.
Advertisement
Nga ana tjetër, përfaqësuesi ligjor i Metës, Bledi Dervishaj akuzoi Kuvendin për falsifikim të urdhrit për ngritjen e komisionit parlamentar që shkarkoi Metën.