Kryetari i Komisionit të Rithemelimit me 29 anëtarë, Belind Këlliçi ka folur pas vendimit të Kuvendit Kombëtar për shkarkimin e Lulzim Bashës si kryetari i PD-së.

Sipas Këlliçit, rezultati i votimit nuk lë vend për diskutim dhe ky komision do të mblidhet në ambientet e PD për të vendosur agjendën politike.

 

“Në zbatim të vendimmarrjes së sotme, do duhet të bëhet një mbledhje e parë e komisionit të përkohëshëm të rithemelimit të PD, me 29 anëtarët e rinj të këtij komisioni. Dhe në këtë mbledhje do të vendosim edhe hapat e mëtejshëm. Sot Kuvendi Kombatar u mbyll me votimin dhe publikimin e rezultatit për shkarkimin e kryetarit të PD. Dhe rezultati nuk lë vend për diskutim. Më vjen mirë që media ka pasur të gjithë mundësinë të intervistojnë delegatët dhe të shohin se si kanë votuar me zë dhe me figurë. Çdo gjë ka qënë transparente. Gjithashtu sot u vendos që të ketë një ratifikim të shkarkimit të zotit Basha me një anëtar një votë në 18 dhjetor në të gjitha degët e PD në Shqipëri. Hapat e mëtejshëm do i marim pas takimit të komisionit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Sot më vjen keq që kam parë video dhe foto që selia e PD ka qënë e rrethuar me policë së shtetit me urdhër të Ramës. Kjo është qesharake dhe e patolerueshme. Ne do të mblidhemi në ambientet e partisë tonë.
Lulzim Basha më ka shkakuar para nja një muaj. Sot le të bëjë ç’të dojë pasi sot ka folur sovrani, Kuvendi Kombëtar i PD është organi më i lartë vendimarrës në PD. Nëse marrëzia arrin deri në këtë pikë ky është problem i lidershpit jo i imi.

 

E gjthë procedura ka qënë transparente dhe standarde. Nuk e di si mund të vihet në diskutim vendimmarrja e kësaj trupe. Trupa më e lartë dhe forumi më i lartë vendimarrës i PD. Agjenda do të njoftohet pas takimit të komisionit të përkohshëm”

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";