Kuvendi Kombëtar i PD-së ka miratur me shumicë votash quajtjen “nul” të vendimeve të marra gjatë Kuvendit të ish kryeministrit Sali Berisha më datë 11 dhjetor.

 

Delegatët e PD votuan “pro” shpalljes nul të vendimeve të marra gjatë 11 dhjetorit, të cilat ndër të tjera parashikonin shkarkimin e kryetarit tw PD, Lulzim Basha, nënkryetarëve dhe Sekretarit të Përgjithshëm të partisë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gjatë Kuvendit më datë 11 dhjetor, delegatët e thirrur nga Berisha shkarkuan nga detyra nënkryetarët e Partisë Demokratike si edhe Sekretarin e Përgjithshëm, ndërsa vendosën që ditën e sotme të mbahej një Referendum për shkarkimin edhe të kryedemokratit Lulzim Basha.