Sali Berisha akuzoi kryeministrin Rama se është kreu i mafies së inceneratoreve.
Kreu i PD tha përmes një deklaratë për mediat se shkarkimin e Ahmetajt, kreu I qeverise e bëri për të larë duart me krimin e tij të shëmtuar, aferën ndër më të mëdhatë në historinë e vendit, aferën e djegësave.
Me këtë rast, unë duke e konsideruar Ahmetajn një nga eksponentët kryesorë të mafies së djegësve, shtoj se kreu i kësaj afere është një dhe vetëm një.Ky është Edvin Rama. Në aferën e inceneratorëve ai ka firmosur siç ka pohuar vetë, në kundërshtim me ligjin.Edi Rama ka firmosur në mënyrën më të paligjshme kontratën në shkelje të barazisë së ligjit për tenderat.Ai ka firmosur kontratën për një kompani me zero eksperiencë në fushën e plehrave.
Sipas Berishës, paratë për djegësat dolën nga fondi i emergjencave nga Këshilli i Ministrave
Edi Rama është përgjegjësi numër 1 i vjedhjes monstruoze me aferën e djegësave.Për djegësin e Elbasanit dhe Fierit, ministria e Mjedisit që u përdor për këtë vjedhje, kishte zero lekë në buxhetin e saj.Paratë e djegësave u morën nga fondi i emergjencave të Këshillit të Ministrave. Ky fond përdoret vetëm në rastin e katastrofave natyrale dhe fatkeqësive të mëdha natyrore.Edi Rama, këtë fond, e përdori për të përvetësuar, bashkë me zyrtarët e tij, dhjetëra e dhjetëra milionë euro.Me urdhër të tij, ai kaloi nga fondi i emergjencës dhjetëra e dhjetëra miliona euro, në buxhetin e Ministrisë së Mjedisit për vjedhjet me inceneratorët.Edi Rama është përgjegjës sepse firmosi kontratën me procedurë të mbyllur, në një kohë kur enti zyrtar, Agjencia e Prokurimeve Publike, kishte denoncuar më përpara, si të paligjshme për prokurim procedurën me negociata të mbyllura.