Detaje të reja janë bërë me dije nga ngjarja e djeshme e ndodhur në zonën e Kodrës së Diellit në Tiranë, ku mbeti i plagosur me armë zjarri Jonian Shehu. Sipas burimeve, shkak i konfliktit ka qenë zhurma që shkaktonte djali tre vjeç i autorit të plagosjes, Olsi Bllaci.

 

Fillimisht ka qenë bashkëshortja e të plagosurit e cila është përfshirë në një debat me Shehun. Sipas saj, djali tre vjeç i familjes Shehu shkaktonte zhurmë, duke shqetësuar djalin e saj dy vjeç, i cili ishte në gjumë. Më pas, gruaja është ankuar te bashkëshorti i saj, ku është shprehur se komshiu e ka ofenduar. Në këtë moment dy burrat janë konfliktuar dhe autori ka nxjerr armën e zjarrit tip pistoletë, të cilën e mbante pa leje dhe ka qëlluar me dy plumba komshiun. Plumbat e kapën një në bark dhe një në këmbë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ai ndodhet i shtruar te Spitali i Traumës jashtë rrezikut për jetën. Autori menjëherë është arratisur nga banesa, teksa është shpallur në kërkim dhe po punohet për arrestimin e tij.