Shiu i nisur në orët e para të ditës së sotme ka krijuar probleme në aksin e rrugës nacionale Skuraj – Burrel.
Në zonën e Shkopetit ka patur rënie të gurëve si pasojë e reshjeve të dendura të shiut.
Për pasojë të gjithë ata që lëviznin në drejtim të Burrelit apo Milotit janë përballur me vështirësi në rrugë pasi ka patur prani të gurëve.
Advertisement
Situata ka vijuar e tillë për rreth 2 orë ku me ndërhyrjen e mjeteve dhe punëtorëve të firmës mirëmbajtëse është bërë normalizimi i qarkullimit pasi janë larguar të gjithë gurët nga rruga.
Probleme me rënien e gurëve ka patur edhe në aksin e rrugës së Arbrit në Xibër si dhe në fshatin Plan i Bardhë në Klos por pa krijuar bllokim të qarkullimit të automjeteve.
Advertisement
/vizionplus.tv