Shitja e lëndëve narkotike në shkolla/ Gledis Nano: Duhet t’i bëjmë ballë kësaj sfide

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shitja e lëndëve narkotike në shkolla/ Gledis Nano: Duhet t’i bëjmë ballë kësaj sfide

Kreu i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ka folur për parandalimin e shitjes së lëndëve narkotike në shkolla.

 

Nano iu ka bërë thirrje efektivëve të policisë dhe të gjithë qytetarëve që të bashkëpunojnë në parandalimin e shpërndarjes dhe shitjes së lëndëve narkotike në institucionet e edukimit.

 

Advertisement

Në fund, Nano u shpreh se Policia e Shtetit është e angazhuar seriozisht për t’i bërë ballë kësaj sfide.

 

“Policia e Shtetit i del ballë çdo prite pa asnjë lloj frike. Duhet të gjithë bashkë të kemi shkolla të sigurta dhe të pastra në çdo lloj drejtimi. Nuk duhet kurrsesi që ne mos të kemi dijeni të asaj që ndodh në shkollë dhe rreth shkollë. Nëse ka persona që shesin lëndë naktorike në shkolla dhe policët e asaj zone nuk dinë gjë kjo është e papranueshme. Por Policia e Shtetit është e angazhuar seriozisht për t’i bërë ballë kësaj sfide dhe për të patur rezultate që gjithë shqiptarët meritojnë“, tha Nano.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy