Zyrtarisht Aeroporti “Nënë Tereza” do të jetë nën menaxhimin e kompanisë shqiptare “Kastrati Grup”.
Burime zyrtare thonë se marrëveshja është arritur që në fillim të muajit dhjetor, por procedura është finalizuar së fundmi me regjistrimin në qendrën e biznesit.
Në këtë mënyrë, grupi kinez që kishte nën menaxhim aeroportin që nga viti 2016 është tërhequr nga ky koncesion dhe sipas të dhënave aksionet e aeroportit i ka shitur për 71 milionë euro.
Nga muaji i ardhshëm menaxhimi i aeroportit do të bëhet nga shqiptarët deri në përfundimin e periudhës koncesionare. Më pas, qeveria do të vendosë se ç’do të bëjë me këtë aset publik. Koncesioni i aeroportit është një ndër fitimprurësit më të mëdhenj në Shqipëri.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";