Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 24-vjeçar i cili dyshohet se shpërndante lëndë narkotike në qytet. Pas një kontrolli në banesën e atë arrestuarit, policia ka gjetur dhe sekuestruar një armë gjahu, mjet prerës thikë dhe sasi farash të kanabisit.
Gjithashtu është proceduar dhe babai i 24-vjeçarit. Ata akuzohen për veprat penale “Prodhimin dhe shitjen e narkotikëve”, “Prodhimin, mbajtjen, blerjen apo shitjen pa leje të armëve të ftohta” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë e sportive”.
Advertisement