Shisnin lëndë të forta narkotike/ Arrestohet 43-vjeçari në Fier, në kërkim bashkëpunëtori i tij

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shisnin lëndë të forta narkotike/ Arrestohet 43-vjeçari në Fier, në kërkim bashkëpunëtori i tij

Një 43-vjecar është  arrestuar në Fier i cili u kap në flagrancë duke shitur lendë të forta narkotike.

 

Ndërsa bashkepuntori tjetër 33-vjecar është shpallur në kërkim.

 

Advertisement

Policia veç dy pakove të mbushura  me dhjetëra dozë heroinë, ka sekuestruar edhe 13,750 euro dhe 400 dollarë.

 

Kapja e njërit prej shtetasve  është bërë e mundur prej operacionit policor i koduar “Ëeekend”.

 

Advertisement

Fier/Finalizohet operacioni policor i koduar “Ëeekend”, për goditjen e shpërndarjes së drogave të forta.

 

Shpërndanin lëndë narkotike heroinë, kapet në flagrancë njëri prej autorëve, shpallet në kërkim bashkëpunëtori.

 

Advertisement

Sekuestrohen dy pako të mbushura me dhjetëra doza me lëndë narkotike të dyshuar narkotike heroinë, shuma parash në euro dhe dollarë  ( 13 750 euro dhe 400 dollarë) të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

 

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Fier, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza, si dhe bazuar në inteligjencën informative se 2 shtetas shpërndanin doza drogash të forta, në qytet, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Ëeekend”.

 

Advertisement

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi A. M., 43 vjeç, banues në Fier, si edhe u shpall në kërkim shtetasi E. K., 33 vjeç, banues në Fier.

 

Shërbimet e Policisë, në kuadër të operacionit “Ëeekend”, gjatë kontrollit fizik të shtetasit A. M., gjetën 81 doza me lëndë të dyshuar narkotike heroinë, ndërsa në banesën e shtetasit E. K. gjetën dhe sekuestruan 13 750 euro dhe 400 dollarë, të dyshuara të përfituara nga ky aktivitet kriminal.

 

Advertisement

Punohet për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, për veprime të mëtejshme.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy