Për tre ditë me radhë, 500 fermerë që kultivojnë produkte vendase po i ekspozojnë prodhimet e tyre në stendat e Panairit agroushqimor “Shijo produktet lokale të Tiranës” në sheshin “Skënderbej”. Edicioni i 5-të i këtij panairi synon të promovojë produktet bujqësore dhe blegtorale, por edhe ato artizanale. Erion Veliaj, u shpreh krenar që Tirana, në çdo stendë, ka nga një produkt origjinal, me të cilin prezantohet

 

“Është shumë kollaj të bësh llafe, – i keni parë ca nëpër ekrane, kur japin mend për gjithçka?, – por, sot ne nuk na duhen ata që japin mend, na duhen ata që prodhojnë punë, ata që ndërtojnë sera, ata që mbushin tavolinat dhe ata që jetojnë me punë të ndershme. Nuk besoj se ka kartolinë më të bukur për sheshin “Skënderbej” se sa 500 sipërmarrjet e punës së ndershme, nga e gjithë Shqipëria dhe trojet tona,”

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Veliaj theksoi edhe faktin se së shpejti të gjithë fermerët do të shpëtojnë nga makthi i taksave të privatit në tregun agroushqimor.

 

“Për herë të parë, pas kaq shumë vitesh, po ndërtojmë tregun publik të shumicës, pa pagesë, për të gjithë ata që prodhojnë në Tiranë dhe në Shqipëri. Për herë të pare çlirohemi nga inflacioni, duke blerë shqip, por çlirohemi edhe nga taksa e privatit për çdo arkë, duke krijuar për herë të parë tregun agroushqimor të shumicës për publikun, për njerëzit që punojnë, pa taksën që të vështirëson dhe të rrit çmimin.”

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndërsa, ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca theksoi produktet shqiptare tashme jane te përpunuara me standardet e BE.