Bilanci tregëtar mes Kosovës dhe Serbisë është nga më dinaikët në rajon. Sipas shifrave zyrtare të vet qeverisë së Kosovës,
Importi në Republikën e Serbisë nga Kosova në vitin 2020 është 25.368.510,00 Euro
Eksporti I Republikës së Serbisë në Kosovë në vitin 2020, është 251.724.970,00 Euro
Pra sic shikohet Serbia e ka raportin import eksport me Kosovën 1 me 10.
I nëjti raport është dhe në vitin 2018 2019 kur Kosova kishte vendosur taksën 100 për qind me Serbinë. Pra as ajo nuk e ka ndalur tregëtinë me Serbinë.
Ndërkohë vihet re se bilanci tregëtar me vendet e tjera të CEFTA ëhstë shumë larg Serbisë.
Si ilustrim për 3 muajt e fundit , të dhënat e zyrës së statistikave kosovare përfshijnë:
Dhjetor
Në dhjetor 2020, eksportet e Kosovës në vendet e CEFTA arritën në 23.0 milion Euro, ose 49.4% të eksporteve totale, me një rritje prej 89.6%. Partnerët kryesorë të eksportit nga vendet e CEFTA ishin: Shqipëria (30.7%), Maqedonia Veriore (9.5%), Serbia (4.7%) dhe Mali i Zi (3.2%). Importet nga vendet e CEFTA-s, në dhjetor 2020, arritën në 69.2 milion Euro, ose 19.4% të importeve totale, me një rritje prej 67.6%. Vendet me pjesëmarrjen më të lartë të importeve ishin: Serbia (6.5%), Shqipëria (5.7%) dhe Maqedonia Veriore (5.3%).
Janar
Në janar 2021, eksportet e Kosovës në vendet e CEFTA arritën në 13,9 milion euro, ose (32.7%) të eksporteve totale, me një rritje prej (44.1%). Partnerët kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-s janë: Shqipëria (17.6%), Maqedonia e Veriut (8.4%), Serbia (4.1%), Mali i Zi (1.6%).
Ndërsa importet nga vendet e CEFTA-s në janar 2021 arritën në 35,9 milion euro, ose (15.2%) të importeve totale, me një rritje prej (42.9%). Vendet me pjesëmarrjen më të lartë të importeve ishin: Serbia (6.0%), Maqedonia e Veriut (4.9%) dhe Shqipëria (3.1%).
Shkurt
Në shkurt 2021, eksportet e Kosovës në vendet e CEFTA-s arritën 16,1 milion euro, ose (33.4%) të eksporteve totale, me një rënie me (10.7%). Partnerët kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-s janë: Shqipëria (13.5%), Maqedonia e Veriut (10.1%), Serbia (5.0%), Mali i Zi (2.7%). Ndërsa importet nga vendet e CEFTA-s në shkurt 2021 arritën 50.0 milion euro, ose (16.6%) të importeve totale, me një rritje prej (74.2%). Vendet me pjesëmarrjen më të lartë të importeve ishin: Serbia (6.1%), Maqedonia e Veriut (5.3%) dhe Shqipëria (3.7%).
Që Kosova është e lidhur me tregun serb dhe funksion me të, ky është një realitet, edhe pse Serbia nuk e njeh Kosovën. Por po kaq të interesuar janë për tregun serb dhe tregëtarët e Kosovës edhe pse nuk e njohin Serbinë.