Shfrytëzonin bizneset për lojëra fati, katër të arrestuar në Tiranë, sekuestrohen para dhe celularë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shfrytëzonin bizneset për lojëra fati, katër të arrestuar në Tiranë, sekuestrohen para dhe celularë

Hetimi i Krimeve Kibernetike bëri të mundur arrestimin e katër personave, të cilët përshtatën disa ambiente për lojëra fati.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në disa biznese në kryeqytet rezultoi se katër të arrestuarit shfrytëzonin këto ambiente për vënien e basteve online.

Si pasojë, policia sekuestruar një shumë parash dhe shtatë celularë.

“Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale, 7 celularë që shërbenin për vënien e basteve sportive, 92 600 lekë të rinj, dhe 475 euro, të dyshuara të përftuara nga ky aktivitet i paligjshëm”, njofton policia.   

Advertisement

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./vizionplus.tv/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy