Një vatër e re zjarri është ndezur këtë mbrëmje në Lunxhëri të Gjirokastrës.
Mësohet se zjarri është në fshatin Erind, ndërsa nuk dihet ende nëse është i qëllimshëm.
Advertisement
Forcat zjarrfikëse të Gjirokastrës kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.
Shqipëria po përballet prej ditësh me zjarret, për shkak të temperaturave të larta, ndërsa deri më tani janë regjistruar edhe dy viktima, një çift nga Gjirokastra.
Advertisement