Dy vatra zjarri janë aktivizuar mesditën e sotme në Vlorë, në lagjen “11 janari” dhe në zonën Qafë Topi në Peshkëpi, ku situata paraqitet problematike.
Dyshohet se zjarri që ka përfshirë lagjen “11 janari” është i qëllimshëm, ndërsa flakët janë përhapur në një sipërfaqe të gjerë duke djegur parcela me ullishte, ku rrezikohen edhe banesa.
Advertisement
Ndërkohë në zonën e Qafë Topit rrezikohet edhe një fabrikë çimentoje. Për shuarjen e flakëve janë angazhuar disa forca zjarrfikëse, ndërsa situata paraqitet kritike.