
Pas incidentit të djeshëm në zyrat e Frymës së Re Demokratike, Policia e Shtetit ka shpallur në kërkim 2 persona.
Bëhet fjalë për Agim Hoxhajn dhe Afrim Sufajn, 55 dhe 46 vjeç, të cilët, sipas uniformave blu, kanë hyrë në godinë pa autorizim, duke kundërshtuar punonjësit e policisë që ruanin objektin, raporton Vizion Plus.
Policia shkoi ditën e djeshme në zyrat e partisë opozitare dhe kërkoi që të largohen nga ambientet. Por u përballen me ndërhyrjen e presidentit Ilir Meta, i cili nxori jashtë efektivët, duke i kërcënuar.
Bashkia Tiranë, në një reagim, sqaroi se FRD duhet të lirojë zyrat shtetërore, pasi nuk plotësojnë kushtet ligjore dhe nuk kanë marrë në zgjedhjet e fundit 1% të votave.
Advertisement